Përfundoi procesi i votimit jashtë shtetit për referendumin e 16 Prillit

Ka përfunduar procesi i votimit, që kishte filluar herët jashtë shtetit për referendumin popullor të 16 prillit, ku në Turqi do të votohet për ndryshimet kushtetuese.

Përfundoi procesi i votimit jashtë shtetit për referendumin e 16 Prillit
Përfundoi votimi për emigrantët turq
Përfundoi votimi për emigrantët turq

Ka përfunduar procesi i votimit për qytetarët turq që jetojnë jashtë shtetit për referendumin popullor mbi ndryshimet kushtetuese që do të mbahet në 16 prill në Turqi.

Për arsye të diferencës së madhe në orë, fillimisht kutitë e votimit të hapura jashtë shtetit u mbyllën në Zelandën e Re, Japoni dhe Kinë.

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa në pikat e kalimit kufitar votimi do të vazhdojë deri në 16 prill.

Nga 27 marsi e këtej numri i qytetarëve që kanë votuar në 120 përfaqësi turke në 57 vende të botës dhe nëpër pikat e kalimit kufitar i ka kaluar të 1 milionë e 200. Me përfundimin e procesit të votimit në përfaqësitë e jashtme votat janë numëruar dhe i janë dorëzuar Komisionit të Ruajtjes.

Votat që janë përdorur jashtë shtetit të martën do të sillen në Turqi me avionë të posaçëm.

 



Lajme të ngjashme