Isik: Mbi 10.000 terroristë të neutralizuar që nga 23 korriku 2015 e deri më sot

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, deklaroi të hënën se mbi 10.000 terroristë janë neutralizuar në luftën kundër terrorizmit nga data 23 korrik 2015 e deri më sot...

Isik: Mbi 10.000 terroristë të neutralizuar që nga 23 korriku 2015 e deri më sot

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, deklaroi të hënën se mbi 10.000 terroristë janë neutralizuar në luftën kundër terrorizmit nga data 23 korrik 2015 e deri më sot.

Me rastin e 172-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, ministri Isik realizoi në Shtëpinë e Policisë së Izmitit një takim me familjet e dëshmorëve dhe veteranët, bashkë me të cilët festoi edhe këtë ditë të shënuar.

“Këto troje nuk janë bërë lehtësisht atdhe. Me sa duket, ne jetojmë mbi territoret më të çmuara përveç Tokës së Shenjtë. Sepse për këtë atdhe ka rënë edhe numri më i madh i dëshmorëve. Dy detyrat tona më të rëndësishme janë të përmbushim deri në fund në nivelin më të lartë përgjegjësitë tona karshi familjeve të dëshmorëve dhe të jemi të denjë për martirët tanë. Falë Zotit, shteti ynë nuk i ka braktisur kurrë në vetmi familjet e dëshmorëve. Edhe ne gjithashtu po përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për mos të braktisur në vetmi të afërmit e martirëve dhe veteranët tanë”, u shpreh Fikri Isik në fjalën e rastit.

Të gjithë ne – vijoi ai – duhet t’u japim mësimin e nevojshëm të gjithë atyre, që përpiqen të prishin qetësinë dhe sigurinë e këtij vendi; duhet t’ua nxjerrim sytë një e nga një derisa t’i neutralizojmë plotësisht, sepse këtë ia detyrohemi atdheut.

“Kemi dhënë shumë dëshmorë dhe po vazhdojmë të japim. Mijëra, dhjetëra-mijëra dëshmorë kanë rënë që nga Malazgirti (Manzikert) e deri më sot. Për fat të keq, vazhdojmë të kemi martirë; sepse e dimë mirë që ka ende disa qarqe, të cilat kanë synime mbi atdheun tonë, ndërkohë që ne po vazhdojmë luftën tonë të paepur kundër tyre. 10.091 anëtarë të organizatës separatiste terroriste janë neutralizuar nga data 23 korrik 2015 e deri më sot. Nga këta, 7.071 janë vrarë dhe 1.020 janë kapur të plagosur. Po ashtu, 963 janë kapur të gjallë në operacione dhe 1.037 të tjerë janë dorëzuar. Po bëjmë një luftë shumë të madhe kundër terrorizmit”, përfundoi ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Fikri Isik.



Lajme të ngjashme