Çavusoglu: Bota turke tani i bashkon forcat e saj

Gjatë vizitës së tij në Antalya, Ministri Çavusoglu u takua edhe me qytetarët e nënprefekturës Alanya.

Çavusoglu: Bota turke tani i bashkon forcat e saj

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se bota turke ka filluar ti bashkoj forcat e saj.

Gjatë vizitës së tij në Antalya, Ministri Çavusoglu u takua edhe me qytetarët e nënprefekturës Alanya.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve Çavusoglu tha se duhet të bëhen projekte të mëdha për një Turqi të re dhe të fortë, ndërsa shtoi se janë duke punuar për 15 vjet resht që popullit ti ofrohet shërbim sa më i mirë.

Ai gjithashtu shtoi se janë duke punuar që flamuri turk të valëvitet në mbarë botën dhe se nuk i kanë lënë vetëm të shtypurit në botë.

“Turqit jashtë vendit nuk janë të vetmuar dhe tani ndjehen më të fortë”, deklaroi Çavusoglu dhe vijoi me këto fjalë: “Ne formuam botën turke, formuam asamblenë parlamentare të botës turke dhe i bashkojmë turqit me forcat e bashkuara të kësaj bote. Në fund të këtij viti do të organizojmë një samit të madh të botës turke ku do të bashkojmë të gjithë përfaqësuesit e turqve në botë. Ka të tillë të cilët i kanë zili Turqisë dhe të tillë që kurdisin lojëra të ndryshme kundër Turqisë. Por, kur shfaqet nevoja ne dimë të qëndrojmë kryelartë edhe kundër fuqive të mëdha”.

Duke theksuar se janë duke luftuar kundër tradhtarëve brenda dhe jashtë vendit, Ministri Çavusoglu tha: “Ne jemi duke luftuar kundër PKK-së brenda dhe jashtë vendit. Në mënyrë të njëjtë zhvillojmë luftë edhe kundër DAESH-it. Gjithashtu edhe me organizatën terroriste gyleniste FETO luftojmë brenda vendit dhe në çdo vend tjetër të botës. Ne do ti vazhdojmë këto luftëra, ndërsa të pabesë na kanë pas qafe. Pa marr parasysh se ku strehohen, në cilat strofka hyjnë dhe për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë, qoftë FETO, qoftë PKK, qoftë DAESH apo DHKP-C, ne do t'ju jemi pas qafe të gjithave. Të gjitha ato i pyesim për llogari dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë”.

“Në të kaluarën Turqia ka vuajtur shumë nga koalicionet qeverisëse, prandaj duhet të forcohet sistemi”, deklaroi Çavusoglu ndërsa shpjegoi rëndësinë e referendumit popullor për ndryshime kushtetuese të 16 prillit.

Ministri i Jashtëm kritikoi edhe qëndrimin e Evropës.

“Evropa duhet ta dijë veten. Mendjen tuaj mbani për vete. Në qoftë se funksionon kaq mirë atëherë shëroni sëmundjet tuaja”, deklaroi Çavusoglu.        



Lajme të ngjashme