TIKA në ndihmë të kolumbianëve pas përmbytjeve

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli, AA raportoi se teksa numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kolumbinë jugore është rritur në 314, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot ka dërguar pako ndihmash në rajonin e preku

TIKA në ndihmë të kolumbianëve pas përmbytjeve

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli, AA raportoi se teksa numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kolumbinë jugore është rritur në 314, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot ka dërguar pako ndihmash në rajonin e prekur.

Koordinatori i TIKA-s në Bogota, Mehmet Ozkan, tha se 200 pako me ndihma janë dërguar në qytetin jugor Mocoa, përfshirë materiale pastrimi, pajisje mjekësore, antibiotikë, etj.

Sipas tij, janë duke dërguar edhe pajisje të ndryshme, ndriçues me mbushje solare, etj.

Sipas Drejtorisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Katastrofave (UNGRD), numri i të vdekurve pas fatkeqësi natyre të javës së kaluar u rrit në 314.

Reshjet e dendura që nga e shtuna e kaluar kanë shkatërruar shumë lagje në Mocoa.

Pothuajse 102 nga viktimat ishin nën 18 vjeç dhe 106 persona janë ende të pagjetur, tha UNGRD në një deklaratë të shtunën.



Lajme të ngjashme