Yildirim, mesazhe ngushëllimi për sulmet terroriste në Pakistan dhe Somali

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, u dërgoi të premten mesazhe ngushëllimi homologëve të tij nga Pakistani dhe Somalia, Nawaz Sharif dhe Hassan Ali Khayre...

708049
Yildirim, mesazhe ngushëllimi për sulmet terroriste në Pakistan dhe Somali

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, u dërgoi të premten mesazhe ngushëllimi homologëve të tij nga Pakistani dhe Somalia, Nawaz Sharif dhe Hassan Ali Khayre.

Siç bëjnë të ditur burimet kryeministrore turke, Binali Yildirim i dërgoi Nawaz Sharifit një mesazh ngushëllimi për viktimat e sulmit terrorist në Lahor, ku gjithashtu uron shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shpreh solidaritet të plotë me shtetin dhe popullin e Pakistanit.

Yildirim i dërgoi një mesazh ngushëllimi edhe Kryeministrit somalez, Hassan Ali Khayre, për viktimat e sulmit terrorist në Mogadisho.

Nga ana tjetër, kreu i ekzekutivit turk i dërgoi gjithashtu një mesazh urimi Kryeministrit të Marokut, Saadeddine el-Othmani, me rastin e formimit të qeverisë së re në këtë vend.



Lajme të ngjashme