Arrestohet piloti i avionit luftarak sirian, rënë më 4 mars në Hataj të Turqisë

Piloti i hedhur me parashutë nga avioni luftarak sirian, i cili ra gati 1 muaj më parë në Antakia të qytetit kufitar turk të Hatajit, u arrestua pasi është kuruar për një kohë të gjatë në spital...

Arrestohet piloti i avionit luftarak sirian, rënë më 4 mars në Hataj të Turqisë

Piloti i hedhur me parashutë nga avioni luftarak sirian, i cili ra gati 1 muaj më parë në Antakia të qytetit kufitar turk të Hatajit, u arrestua pasi është kuruar për një kohë të gjatë në spital.

Spitali Shtetëror i Hatajit bëri me dije se ka përfunduar kurimi i pilotit sirian, 56 vjeç, që u operua për shkak të një frakture kurrizore pasi i kishte shpëtuar vdekjes duke u hedhur me parashutë nga avioni luftarak i regjimit të Esadit në Siri, rënë më datë 4 mars në periferi të lagjes Jajlaxhëk të Antakias.

Menjëherë pasi ka dalë nga spitali, piloti në fjalë është shoqëruar për në Pallatin e Drejtësisë së Hatajit, ku është marrë në pyetje nga hetuesia.

Në vijim, Prokuroria e Hatajit urdhëroi arrestimin e pilotit sirian me akuzën e dyfishtë për “shkelje të sigurisë kufitare të Republikës së Turqisë dhe spiunazh”.



Lajme të ngjashme