Yildirim: Masakra me armë kimike në Idlib është krim lufte

Kryeministri Binalli Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se masakra me armë kimike në qytetin Idlib të Sirisë është një krim kundër njerëzimit dhe krim lufte.

707214
Yildirim: Masakra me armë kimike në Idlib është krim lufte

Kryeministri Binalli Jëlldërëm (Binali Yıldırım) të enjten mbajti një fjalim drejtuar popullit në mitingun e organizuar në qytetin Kilis.

Duke folur në lidhje me sulmin kimik që ndodhi në Idlib, Kryeministri Jëlldërëm tha: “Jo shumë larg, 2 ditë më parë, në Siri ata (regjimi) masakruan në një herë të vetme më shumë se 100 njerëz, gjysma e të cilëve ishin fëmijë. Ajo që u bënë këtyre fëmijëve të vegjël, të cilët u ndanë nga kjo botë me sytë hapur, me fytyrat e qeshura pa e ditur aspak se çfarë ndodhi, është një krim kundër njerëzimit, është një krim lufte. Ata që nuk e thonë dot që “bota është më e madhe se 5”, nuk u dëgjuan fare”.



Lajme të ngjashme