Turqi – Neutralizohen 16 terroristë te PKK-së

Në 3 operacione ajrore dhe tokësore antiterror që janë kryer në zonat rurale në juglindje të Turqisë janë neutralizuar 16 terroristë të organizatës separatiste PKK si dhe është kapur një terrorist i DAESH-it që tentoi të kalonte kufirin.

Turqi – Neutralizohen 16 terroristë te PKK-së

Në vendin e quajtur “Çilekli Tepe”, në qytezën Çukurxha (Çukurca) të Hakarit organizata terroriste hapi zjarr provokues ndaj ushtarëve.

Pas zjarrit provokues u aktivizuan avionët e telekomanduar (IHA) dhe 8 terroristë që u përcaktuan në terren u asgjësuan me një ndërhyrje të kryer nga ajri me avionë gjuajtës të tipit F-16.

Kurse në operacionet ndaj organizatës terroriste në zonën malore të qytezës Tatvan të provincës Bitlis u neutralizuan 6 terroristë dhe u sekuestrua një sasi e madhe armatimi dhe municioni.

Ndërsa 2 terroristë të tjerë janë neutralizuar në operacionet që janë kryer në zonën rurale të qytezës Akçaj (Akçay) të Shërnakut (Şırnak) dhe Genç të Bingëlyt (Bingöl). Edhe në këto operacione u sekuestrua një sasi e madhe armësh, eksplozivi e municioni si dhe ushqime e materiale të nevojshme për jetë.

Në një vendstrehim të zbuluar gjatë kontrollit të terrenit në qytezën Nazimije (Nazımiye) të Tunxhelisë (Tunceli) u gjet një mitraloz kundërajror i tipit “Doçka”.

Ndërkaq në Kilis është kapur një terrorist, pjesëtarë i organizatës terroriste DAESH, që tentonte të hynte në Turqi nga kufiri sirian.

Terroristit iu gjetën një eksploziv artizanal bashkë me mekanizmin aktivizues si dhe 2 granata dore.



Lajme të ngjashme