Trafik i ngjeshur diplomatik i Ministrit të Jashtëm Çavusoglu

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu pati biseda telefonike me Presidentin e RTQV, Mustafa Akinci dhe Këshilltarin e Sekretarit të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide.

Trafik i ngjeshur diplomatik i Ministrit të Jashtëm Çavusoglu

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një trafik të ngjeshur në lidhje me çështjen e Qipros.

Ministri Çavusoglu zhvilloi biseda telefonike me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci dhe me këshilltarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Qipron, Espen Barth Eide.

Në bisedat e ndara u fol në lidhje me situatën e fundit në çështjen e Qipros.

Presidenti i RTQV, Mustafa Akinci dhe lideri i greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis të dielën në darkë zhvilluan një takim në zonë tampon nën patronazhin e këshilltarit Espen Barth Eide, ku biseduan në lidhje me procesin e negociatave.



Lajme të ngjashme