Kryeministri Yildirim shpjegon procesin pas referendumit nëse rezultati do të jetë "Po"

Kryeministri Binali Yildirim ishte mysafir i Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Erhan Çelik.

705198
Kryeministri Yildirim shpjegon procesin pas referendumit nëse rezultati do të jetë "Po"

Kryeministri Binali Yildirim dha informata mbi zhvillimin e procesit pas referendumit popullor për ndryshime kushtetuese që përfshinë edhe vendosjen e sistemit presidencial që do të mbahet më 16 prill në qoftë se rezultati do të jetë “Po”.

Yildirim edhe njëherë theksoi që në qoftë se ndryshimet kushtetuese pranohen në referendum nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Yildirim ishte mysafir në Radiotelevizionin e Turqisë, TRT, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Erhan Çelik.

Yildirim gjatë vlerësimit të tij të rendit të ditës preku edhe në referendumin popullor për ndryshime kushtetuese dhe këto ndryshime i shpjegoi edhe njëherë me anë të grafikëve.

Kryeministri preku edhe në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian (BE), ndërsa bëri të ditur se pas referendumit do të ulen të bisedojnë me BE-në.

“Ne duhet të bisedojmë me BE-në mbi marrëdhëniet tona dhe BE-ja duhet të rishikoj vizionin e saj. Pas gjitha këtyre që u përjetuan (fushata e shpifjeve ndaj Turqisë, pengimi në mënyrë raciste i politikanëve turq për tu takuar me qytetarët turq që jetojnë në vendet Evropiane, mirëpritja e terroristëve në Evropë, përkrahja e hapur e fushatës për “Jo” në referendumin popullor të Turqisë), ne nuk mund të veprojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, - deklaroi Kryeministri Yildirim.

Kryeministri u pyet edhe në lidhje me pretendimet për mundësin e ndërmarrjes së grusht shteti të ri nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) pas tentativës së 15 korrikut të vitit të kaluar.

Binali Yildirim bëri të ditur se lajmet që dalin në media janë të qëllimshme, ndërsa vijoi duke thënë se “Janë duke përhapur thashetheme, populli të jetë i qetë, ne jemi në roje”.

Ndërkaq edhe kriza e flamurit që jetohet në qytetin Kirkuk të Irakut ishte në rendin e ditës së Kryeministrit.

Yildirim tha se ngritja në shtizë e flamurit të Udhëheqjes Rajonale Kurde në Veri të Irakut në godinat e institucioneve publike në qytetin Kirkuk të Irakut është e papranueshme, ndërsa shtoi se me “faktet e kryera” nuk mund të ndryshohet statusi i Kirkukut.



Lajme të ngjashme