Kryeministri Yildirim dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij rus Medvedev

Në mesazhin e tij Kryeministri Yildirim shpreh ngushëllime për 14 viktima të sulmit dhe 40 të plagosurve u uron shërim të shpejtë.

705497
Kryeministri Yildirim dërgoi mesazh ngushëllimi homologut të tij rus Medvedev

Kryeministri Binali Yildirim i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij rus, Dimitri Medvedev për 14 viktimat e sulmit terrorist me bomba ndaj metrosë së St. Petersburgut me çrast u plagosën edhe 40 persona të tjerë.

Në mesazhin e tij të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Kryeministri Yildirim shkruan se “Shprehë ngushëllime Zt. Medvedev për humbje të jetëve të qytetarëve në sulmin me bomba në St. Petersburg. Populli turk ndanë dhimbjen me popullin rus”.

Yildirim duke i bërë tag emrit të Kryeministrit të Rusisë, Dimitri Medvedev, postoi mesazhin e njëjtë në gjuhën ruse.

Edhe Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se në mesin e viktimave dhe të plagosurve në sulmin e terrorit në Rusi nuk ka qytetarë turq.

Bomba e vendosur në vagonin e trenit të metrosë shpërtheu në tunel në mes dy stacioneve.

Në kohën kur u ndërmor sulmi i terrorit në metro Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvillonte një takim me Presidentin e Bjellorusisë, Lukashenko në St. Petersburg.  

Vagoni ku ishte vendosur bomba arriti deri në stacionin e radhës dhe ishte kapluar nga tymi, ndërsa qytetarët që ishin duke pritur në stacion i dolën në ndihmë të plagosurve në këtë sulm.  

Ndërkohë në qytetin Shën Petersburg sot është shpallur ditë zie për shkak të sulmit. 

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbrëmë duke e vizituar stacionin "Instituti Teknologjik" vendosi lule në hyrje të metrosë. 

Kryeprokurori i Rusisë, Aleksandr Kurennoy theksoi se shpërthimi ka qenë një sulm i planifikuar terrorist.

Ende pa kaluar 2 orë të plota nga shpërthimi dy stacione më larg u gjet një mjetë shpërthyes, i cili u asgjësua.

Bëhet e ditur se personi, i cili ndërmori sulmin ndaj metrosë në St. Petersburg, është shtetasi rus me origjinë kirgize, Akbarxhan Xhelilov.



Lajme të ngjashme