Erdogan: Do vazhdojmë t’i rrëzojmë tradhtarët në vetë kurthet e tyre

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se do të vazhdojnë të rrëzojnë tradhtarët në vetë kurthet e tyre...

Erdogan: Do vazhdojmë t’i rrëzojmë tradhtarët në vetë kurthet e tyre

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se do të vazhdojnë të rrëzojnë tradhtarët në vetë kurthet e tyre.

Kreu i Shtetit turk mbajti në qytetin Rize një fjalim me rastin e përurimit të disa veprave.

“Me mbështetjen tuaj, ne do të vazhdojmë të rrëzojmë tradhtarët në vetë kurthet e tyre. Tashmë këtë e di mirë e gjithë bota: Vullnetit të këtij kombi nuk mund t’i vihen frerë. Ky komb përkulet vetëm në ruku, gjunjëzohet vetëm në sexhde dhe s’i përulet askujt tjetër (përveç Zotit)”, tha ai.

“S’do të lejojmë kurrë që disa (3 apo 5) fashistë dhe mendjemëdhenj evropianë të na lëndojnë krenarinë dhe poshtërojnë këtë vend”, shtoi Presidenti Erdogan.

Lideri turk theksoi se një tradhti të këtillë mund ta bëjnë vetëm të shiturit, që ai sharlatani në Pensilvani ua ka blerë mendjen, nderin dhe imanin për 1 dollar.

“Tani, këta të pafytyrë dalin dhe mohojnë krimet e tyre pa pikë turpi. Do të paguani shtrenjtë çmimin e 249 martirëve tanë. Përpiqen të tallen me 2.193 veteranët tanë dhe me këtë komb heroik, që natën e 15 korrikut (2016) i mbijetoi tradhtisë edhe një tjetër herë”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme