Yildirim: Bashkëpunimi i ShBA-së me një organizatë terroriste nuk është etike

Në përgjigje të pyetjeve të një televizioni privat në lidhje me aktualitetin Kryeministri Binali Jëlldërëm tha se bashkëpunimi i Amerikës me një organizatë terroriste për operacionin e Rakës nuk është etike dhe nuk i ka hije ShBA-së.

Yildirim: Bashkëpunimi i ShBA-së me një organizatë terroriste nuk është etike

Të mërkurën në mbrëmje Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dha një reportazh ekskluziv për një televizion privat, ku iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aktualitetin.

Kryeministri Jëlldërëm e cilësoi si jo etike bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me një organizatë terroriste në lidhje me operacionin e Rakës, duke shtuar se kjo nuk i ka hije Amerikës.

Duke iu referuar tensionit me flamurin në Kirkuk, Kryeministri tha: “Kirkiku është një qytet brenda tërësisë territoriale të Irakut. Kështu që këtu kemi të bëjmë me një veprim të natyrës “fakt i kryer”. Qeverisja Rajonale Kurde e Irakut me një “fakt të kryer” dha që kjo zonë (Kirkiku) është pjesë e qeverisjes time. Sipas kushtetutës së Irakut kjo është një situatë de fakto dhe është në kundërshtim me kushtetutën. Këtu nuk është marrë pëlqimi i turkmenëve dhe arabëve. Veprimi i kryer këtu (në Kirkuk) në aspektin tonë është i gabuar dhe ne kemi ndërmarrë nismat tona”.

Kurse në lidhje me mos-bërjen e ndonjë rekomandimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (MGK) për afatin e gjendjes së jashtëzakonshme (OHAL) Kryeministri Jëlldërëm tha: “OHAL nuk është diskutuar në MGK pasi nuk është pjesë e agjendës. Deri në 19 prill merret një vendim edhe në lidhje me këtë çështje”.



Lajme të ngjashme