Turqia, partneri i 5-të më i madh tregtar i BE-së

Me 145 miliardë euro shkëmbime tregtare në vitin 2016, Turqia është renditur nga Eurostat-i në vend të 5-të si partnerja më e madhe tregtare e Bashkimit Evropian (BE).

Turqia, partneri i 5-të më i madh tregtar i BE-së

Turqia vazhdon të jetë partnerja e 5-të më e madhe tregtare e Bashkimit Evropian (BE). Vitin e kaluar (2016) Turqia ka eksportuar në vendet eBE-së 66,7 miliardë euro mallra e shërbime dhe ka importuar 78,01 miliardë euro mallra e shërbime.

Zyra evropiane e statistikave, Eurostat ka publikuar të dhënat mbi shkëmbimet tregtare të BE-së, që përbëhet nga 28 anëtarë. Sipas këtyre statistikave, në 2016-ën BE-ja ka arritur një volum të përgjithshëm tregtar me vlerë 9 trilion 591 miliard euro.

Nga kjo shifër, 4 trilion e 855 miliard euro janë eksportuar dhe 4 trilion e 736 miliard euro janë importuar. 3 trilion 110 miliardë euro të tregtisë së përgjithshme janë realizuar mes vendeve të BE.

Kurse Turqia vitin e kaluar ka realizuar me BE-në shkëmbime tregtare që kapin vlerën rreth e 145 miliardë eurove.

Në krahasim me vitin 2015 eksportet e Turqisë në BE u rritën me 8,3 për qind dhe u realizuan në vlerën 66,7 miliard euro, ndërsa importet ranë në 78,01 miliard euro duke pësuar një ulje me 1,25 për qind.

Kështu Turqia vazhdoi të mbetet partneri i pestë më i madh tregtar i BE-së në vitin 2016 me rreth 145 miliardë euro shkëmbime.

Nga ana tjetër, vendin e parë e zuri ShBA-ja me një vëllim tregtar prej 610 miliardë euro, e ndjekur nga Kina me 515 miliardë euro, Zvicra me 264 miliardë euro dhe Rusia me 191 miliardë euro.



Lajme të ngjashme