Tillerson në Ankara, Erdogan i kërkon përjashtimin e PYD-së nga operacioni në Raka

Presidenti Erdogan i komunikoi sekretarit Tillerson se Ankaraja nuk do të vlerësojë pozitivisht përfshirjen e PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, në një operacion të mundshëm për çlirimin e qytetit Raka nga DAESH-i...

Tillerson në Ankara, Erdogan i kërkon përjashtimin e PYD-së nga operacioni në Raka
Rex Tillerson në Ankara; në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA, ekstradimi i Gulenit dhe operacioni në Raka
Rex Tillerson në Ankara; në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA, ekstradimi i Gulenit dhe operacioni në Raka

Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, nisi të enjten kontaktet e tij në kuadër të një vizite zyrtare në Turqi. Burimet zyrtare turke bëjnë të ditur se çështjet në fokus janë ekstradimi i kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), lufta kundër organizatës terroriste DAESH në Irak e Siri, si dhe përjashtimi i PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, nga operacioni në Raka.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nisi të enjten kontaktet e tij në kuadër të një vizite zyrtare në Turqi.

Rex Tillerson, i cili mbërriti në Ankara mbrëmjen e të mërkurës në përgjigje të ftesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, mëngjesin e të enjtes u takua fillimisht me Kryeministrin Binali Yildirim.

Burimet kryeministrore turke bëjnë të ditur se në takim u fol për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), i cili jeton prej gati dy dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri.

Më pas, shefi i diplomacisë amerikane u prit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Prononcimi i parë në lidhje me këtë takim erdhi nga Zyra për Shtyp e Presidencës.

Sipas njoftimit, Erdogan dhe Tillerson biseduan mbi 2 orë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe për çështjet rajonale e ndërkombëtare, ndërsa u theksua domosdoshmëria e vendosmërisë dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

Kreu i shtetit turk i rikujtoi kryediplomatit amerikan rëndësinë e “luftimit kundër terrorizmit në bashkëpunim me aktorët e duhur dhe të ligjshëm” duke i nënvizuar atij edhe një tjetër herë se Ankaraja nuk do të vlerësojë pozitivisht përfshirjen e PYD-së, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, në një operacion të mundshëm për çlirimin e qytetit Raka të Sirisë nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH.

Gjithashtu Presidenti Erdogan i komunikoi sekretarit Tillerson shqetësimin e Turqisë në lidhje me ndihmat në armatime, që SHBA-ja bën për këtë organizatë.

Ndërsa gjatë takimit të shefit të diplomacisë turke me homologun e tij amerikan do të trajtohen në mënyrë të gjithanshme marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, si dhe do të shkëmbehen mendime për çështjet aktuale, rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi zhvillimet në Siri.

Në fund të kontakteve, pritet që dy ministrat të dalin para kamerave për një konferencë të përbashkët shtypi.



Lajme të ngjashme