Rex Tillerson në Ankara, në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe zhvillimet ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nisi të enjten kontaktet e tij në kuadër të një vizite zyrtare në Turqi...

702285
Rex Tillerson në Ankara, në fokus marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe zhvillimet ndërkombëtare

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nisi të enjten kontaktet e tij në kuadër të një vizite zyrtare në Turqi.

Rex Tillerson mbërriti në Ankara mbrëmjen e të mërkurës në përgjigje të ftesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Adresa e parë e vizitës së kryediplomatit amerikan në kryeqytetin turk ishte Mauzoleu i Ataturkut (Anitkabir).

Më pas, Tillerson do të pritet në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Binali Yildirim.

Ndërsa gjatë takimit të shefit të diplomacisë turke me homologun e tij amerikan do të trajtohen në mënyrë të gjithanshme marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, si dhe do të shkëmbehen mendime për çështjet aktuale, rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi zhvillimet në Siri.

Në fund të kontakteve, pritet që dy ministrat të dalin para kamerave për një konferencë të përbashkët shtypi.



Lajme të ngjashme