Rex Tillerson në Ankara, Kryeministri Yildirim i kërkon ekstradimin e Gulenit

Kryeministri Binali Yildirim i kërkoi sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), i cili jeton prej gati dy dekadash në SHBA...

Rex Tillerson në Ankara, Kryeministri Yildirim i kërkon ekstradimin e Gulenit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nisi të enjten kontaktet e tij në kuadër të një vizite zyrtare në Turqi.

Rex Tillerson, i cili mbërriti në Ankara mbrëmjen e të mërkurës në përgjigje të ftesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, mëngjesin e të enjtes u takua fillimisht me Kryeministrin Binali Yildirim.

Burimet kryeministrore turke bëjnë të ditur se në takim u fol për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej marsit të vitit 1999, si dhe për luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri.

Më pas, shefi i diplomacisë amerikane u prit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa gjatë takimit të shefit të diplomacisë turke me homologun e tij amerikan do të trajtohen në mënyrë të gjithanshme marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, si dhe do të shkëmbehen mendime për çështjet aktuale, rajonale e ndërkombëtare me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi zhvillimet në Siri.

Në fund të kontakteve, pritet që dy ministrat të dalin para kamerave për një konferencë të përbashkët shtypi.



Lajme të ngjashme