Dijetarët palestinezë përkrahin Erdoanin dhe kritikojnë qëndrimin e Perëndimit

Dijetarët palestinezë reaguan ndaj fushatave të disa vendeve Perëndimore kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në procesin e referendumit të Sistemit të Qeverisjes Presidenciale që do të zhvillohet në 16 prill.

Dijetarët palestinezë përkrahin Erdoanin dhe kritikojnë qëndrimin e Perëndimit

Dijetarët palestinezë reaguan ndaj fushatave të disa vendeve Perëndimore kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në procesin e referendumit të Sistemit të Qeverisjes Presidenciale që do të zhvillohet në 16 prill.

Lideri i Lëvizjes Islame të Palestinës 1948, Sheiku Raid Salah, tha: “Sulmet e liderëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe intelektualëve Perëndimorë kundër Presidentit Erdoan padyshim që përfaqësojnë fytyrën hipokrite të Perëndimit. Duke marrë në shënjestër Erdoanin, një nga emrat simbol pararojë të botës islame, i kanë drejtuar të gjitha shigjetat e mërisë dhe urrejtjes ndaj Erdoanit”.  

Perëndimorët kërkojnë që bota islame të mbetet e varur ndaj tyre si një shoqëri e prapambetur, duke rendur pas ndihmave humanitare të “ashtuquajtura bamirësi” dhe të mos dalin jashtë kërkesave të tyre- bëri të ditur Salah- duke tërhequr vëmendjen se Erdoani është marrë në shënjestër për shkak se e ka çarë këtë rreth.

“Erdoan me një mënyrë shpresëdhënëse për botën islame filloi një nismë të madhe. Turqia në udhëheqjen e Erdoanit ka arritur pozicionin që i ka hije. Erdoan është zëri i vullnetit të popullit turk. Ai ritregoi besimin e popullit ndaj tij në shoqërinë ndërkombëtare. Ai siguroi lartësimin e Turqisë në pozicionin që i ka hije në çdo kuptim. Ndërkohë që Erdoani ka bërë të gjitha këto filloi të digjet zjarri i urrejtjes dhe armiqësisë së mentalitetit të kryqëzatave historike. Ky shpirt kryqëzatash i mishëruar në epshin e liderëve evropianë. Ky shpirt duke u pasqyruar në fjalët e liderëve perëndimorë, e tregon veten në formën e sulmeve të zjarrta kundër Erdoanit” tha Salah.

Ai tha gjithashtu se Presidenti Erdoan është “shpresa e të shtypurve” dhe vijoi me këto fjalë: “Kur i shoh nga larg këto gjëra që përjetohen, them me vete: ‘A duhet të përballet me këto sulme dhe shprehje urrejtjeje Erdoani që ka siguruar zhvillimin e Turqisë apo Putin dhe Trump që kanë përgjakur çdo cep të botës me gjakun e të pafajshmëve? Por ata sulmojnë me gjithë fuqinë Presidentin Rexhep Tajip Erdoan. Sepse Erdoan përfaqëson shpresën e të shtypurve në mbarë botën. Përfaqëson shpresën e popullit palestinez, shpëtimin e Jerusalemit dhe Mesxhidi Aksa-së. Ata duan që ta shuajnë këtë shpresë. Kurse ne i themi që do të humbni dhe do të dështoni”.



Lajme të ngjashme