Turizmi shëndetësor – Turqia synon rritjen e numrit të turistëve nga Ukraina

Me anë të Programit të Komisionit të Prokurimit Publik për Turizmin Shëndetësor Turqi-Ukrainë, dy vendet në fjalë do të bashkëpunojnë më nga afër në fushën e shëndetësisë...

701365
Turizmi shëndetësor – Turqia synon rritjen e numrit të turistëve nga Ukraina

Investimet e Turqisë në fushën e shëndetësisë kanë filluar të japin frytet e para, ndërkohë që sektori publik dhe ai privat turk vazhdojnë të bëjnë hapa të reja edhe për turizmin shëndetësor.

Me anë të Programit të Komisionit të Prokurimit Publik për Turizmin Shëndetësor Turqi-Ukrainë, dy vendet në fjalë do të bashkëpunojnë më nga afër në fushën e shëndetësisë.

Ky projekt, mbështetur fuqimisht nga Ministria turke e Ekonomisë, synon të rrisë dukshëm numrin e turistëve, që mbërrijnë në vend kryesisht për qëllime mjekësore.

Erginer Birdal, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë, parashikoi një rritje të konsiderueshme të turistëve të kësaj kategorie nga Ukraina, vend me të cilin Turqia ka marrëdhënie bilaterale shumë të mira.

Në kuadër të objektivave për vitin 2023 - theksoi Birdal - të rëndësishme nga aspekti i turizmit mjekësor janë gjithashtu spitalet e reja të qyteteve me teknologji të sofistikuar dhe me komfortin e hoteleve me 5 yje, i fundit mes të cilëve u përurua fundjavën e kaluar në Isparta.



Lajme të ngjashme