Transporti ajror Turqi-Rusi, rrjetit i shtohet edhe qyteti Rostov-mbi-Don

Rrjeti i transportit ajror ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po zgjerohet çdo ditë e më shumë...

701400
Transporti ajror Turqi-Rusi, rrjetit i shtohet edhe qyteti Rostov-mbi-Don

Rrjeti i transportit ajror ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po zgjerohet çdo ditë e më shumë.

Së afërmi drejt Turqisë do të nisin fluturimet e rregullta edhe nga një tjetër qytet i Rusisë.

Bazuar në një komunikatë të Agjencisë Federale të Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya), nga qyteti Rostov-mbi-Don do të nisin fluturimet e rregullta për në qytetet turistike turke, Antalia, Bodrum dhe Dalaman.

Kurse autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Rostov-mbi-Donit njoftuan se fluturimet e rregullta drejt qendrave turistike turke në fjalë do të fillojnë pasi të kalohet në programin veror.



Lajme të ngjashme