Çavusoglu reagoi në lidhje me çështjen e flamurit në Kirkuk

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu ishte pjesëmarrës në një emision të kanalit TRT Haber, ku i bëri një vlerësim rendit të ditës.

701652
Çavusoglu reagoi në lidhje me çështjen e flamurit në Kirkuk

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoi ashpër ndaj vendimit të Këshillit Rajonal të Kirkukut për vendosjen e flamurit të Udhëheqjes Rajonale Kurde pranë flamurit të Irakut në institucione dhe organizata zyrtare.

Mevlut Çavusoglu, i cili ka qenë mysafir i kanalit TRT Haber, deklaroi se nuk përkrahë dhe nuk e vlerëson të drejt një hap të tillë gjatë kohës deri sa po zhvillohet lufta kundër organizatës terroriste DAESH në Irak.

Ministri Çavusoglu tha se të gjithë duhen të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa shtoi se Turqia përkrahë tërësinë territoriale të Irakut.

“Ne nuk e vlerësojmë të drejtë këtë vendim të udhëheqjes rajonale. Nuk do të jetë e drejtë të ndryshohet struktura etnike e atij rajoni”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Mevlut Çavusoglu preku edhe në vizitën e nesërme në Ankara të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Ministri bëri të ditur se gjatë vizitës do të bisedohet në lidhje me temat e ekstradimit në Turqi të liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gulen, banorë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çështjen e Sirisë, Irakut dhe në lidhje me marrëdhëniet Turqi-ShBA.

Ndërkaq për ekstradimin e liderit të FETO-s, Fetullah Gulen, Çavusoglu deklaroi se janë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dosje dhe prova shtesë dhe shtoi se FETO nuk është infiltruar vetëm në institucionet e Turqisë, por edhe në ato të ShBA-së.

Çavusoglu i bëri një vlerësim edhe përkrahjes që i jep perëndimi FETO-s, ndërsa shtoi se të gjithë ata në Evropë që mundohen ta mbrojnë FETO-n, dinë shumë mirë se prapa tentativës së grusht shtetit më 15 korrik qëndron kjo organizatë.

Ndërkaq në lidhje me operacionin e mundshëm kundër DAESH-it në Rakka të Sirisë, Ministri deklaroi se udhëheqja e ShBA-së është përqendruar në agjendën e brendshme.

“Politika e ShBA-së në lidhje me Rakka-n do të qartësohet brenda një kohe shumë të shkurtë, por presim një qëndrim ndryshme në lidhe me këtë çështje në krahasim nga udhëheqja e Obama-s”, deklaroi Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se Turqia është e mendimit që operacioni i Rakka-s duhet të ndërmerret me grupe të drejta dhe me banorët e këtij qyteti.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kanë shpjeguar gabimi për ndërmarrjen e një operacioni me YPG-në, fraksionin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, theksoi Çavusoglu, ndërsa shtoi se Turqia përkrahë tërësinë territoriale të Sirisë dhe se kjo tërësi nuk do të mund të sigurohet me YPG-në.



Lajme të ngjashme