Yildirim priti në takim Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Pakistanit

Gjatë takimit Kryeministri Yildirim vuri theksin në pritshmëritë e Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

700558
Yildirim priti në takim Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Pakistanit
serdar ayaz sadık.jpg

Kryeministri Binali Yildirim zhvilloi një takim në Pallatin Çankaya me Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Pakistanit, Serdar Ayaz Sadik.

Gjatë takimit Kryeministri Yildirim vuri theksin në pritshmëritë e Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare me Pakistanin u bisedua edhe në lidhje me çështjet rajonale.

Kryeminsitri Yildirim falënderoi bashkëbiseduesin për solidarizimin që tregoi qeveria dhe parlamenti i Pakistanit gjatë tentativës për grusht shtet më 15 korrik, ndërsa shprehu opinionin dhe pritshmëritë në luftën kundër FETO-s.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman dje zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Pakistanit, Serdar Ayaz Sadik. Gjatë vizitës Kryeparlamentari Kahraman i tregoi mysafirit vendin e bombarduar nga ana e FETO-s gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr më 15 korrik të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme