Yildirim: Mos ndërhyni në punët tona të brendshme

Kryeministri Binali Yildirim paralajmëroi Evropën në lidhje me referendumin popullor të 16 prillit, ndërsa bëri thirrje që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.

Yildirim: Mos ndërhyni në punët tona të brendshme

Kryeministri Binali Yildirim paralajmëroi Evropën në lidhje me referendumin popullor të 16 prillit, ndërsa bëri thirrje që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.

Në fjalimin e tij të mbajtur në qytetin Karaman, Kryeministri Yildirim kritikoi qëndrimin e Evropës ndaj referendumit popullor që është një çështje e brendshme e Turqisë, ndërsa shtoi: “Mos ndërhyni në punët tona të brendshme, shikoni punët tuaja. Të gjithë le të dinë vendin e tyre. A ju bie juve të bëni veprimet e PKK-së? A ju bie juve ti dilni për zot FETO-s?”

Duke e bërë të ditur se sa herë që Turqia avancon në rrugën e saj të demokratizimit, fatkeqësisht disa vende evropiane rrisin retorikat e tyre raciste, Kryeministri Yildirim tha: “Armiqësia kundër Erdogan-it tani është në trend. Organizatat terroriste, anëtarët e PKK-së dhe FETO-s bëjnë lirshëm propagandë për “Jo”. Ata shëtisin lirshëm nëpër rrugë duke mbajtur në duar posteret e liderit të organizatës separatiste terroriste, ndërsa ndalojnë të thuash “Po”. Kjo haptazi quhet ‘racizëm’”.

Kryeministri theksoi se Turqia nuk probleme me asnjë vend, ndërsa preku edhe në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian dhe shtoi se unioni është duke e vonuar Turqinë për 54 vjet me radhë.

“Prishja e marrëdhënieve tona do të mund të ndikoj negativisht në Turqi, por më shumë do të ndikoj në Evropë”, deklaroi Yildirim.      



Lajme të ngjashme