Turqi - Dje në vendkalimet kufitare filloi votimi për referendum

Në 32 pika në aeroporte, pikat doganore dhe porte detare u vendosën kutitë e votimit.

Turqi - Dje në vendkalimet kufitare filloi votimi për referendum
Filloi votimi jashtë shtetit për referendumin
Filloi votimi jashtë shtetit për referendumin

Shtetasit turq që jetojnë jashtë vendit kanë filluar të votojë në 120 përfaqësi të Turqisë në 57 vende të botës. Procesi i votimi për referendumin e 16 prillit ka filluar edhe në pikat e kalimit kufitar tokësor, detar dhe aeroporte.

Dje filloi procesi i votimit në vendkalimet kufitare për referendumin popullor për ndryshime kushtetuese.

Në 32 pika në aeroporte, pikat doganore dhe porte detare u vendosën kutitë e votimit.

Interesimi për votim ka qenë i madh qysh në ditën e parë të vendosjes së kutive.

Ndërkaq votimi në vendkalimet kufitare mund të bëhet çdo ditë në çdo orë të ditës.

Votuesit e regjistruar në listat e votuesve që jetojnë jashtë vendit mund të përdorin votën e tyre duke paraqitur kartat e identitetit ose pasaportat dhe të bëjnë zgjedhjen duke shtypur vulën e preferencës në pjesët e fletëvotimeve ku shkruan “Po” ose “Jo”.

Personat e regjistruar në listat e votuesve jashtë vendit mund të votojnë në pikat doganore me kartë të identitetit ose pasaportë.

Procesi i votimit në pikat e vendkalimeve kufitare do të vazhdojnë deri më 16 prill në orën 17.00.



Lajme të ngjashme