Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tillerson të enjten viziton Turqinë, në fokus operacioni i Rakas

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson të enjten do të vijë në Ankara për të realizuar takime me autoritetet e larta turke, ku në fokus pritet të jetë operacioni në Raka të Sirisë në kuadër të luftës kundër DAESH-it.

Tillerson të enjten viziton Turqinë, në fokus operacioni i Rakas

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson të enjten vjen për vizitë zyrtare në Turqi.

Në kryeqytetin e vendit, Ankara, Rex Tillerson do të takohet me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe autoritete të tjera të nivelit të lartë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se gjatë vizitës së Tillersonit në Turqi do të diskutohet mbi operacionin që do të bëhet në qytetin Raka të Sirisë (në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH) dhe për periudhën pas operacionit.

Gjatë takimeve të Tillersonit do të bisedohet edhe për vendosjen sa më parë të stabilitetit në Raka, si dhe do të negociohet me Turqinë mbi hapat që do të hidhen këtej e tutje në Siri, vijon komunikata.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u kushtojnë kujdes ndjeshmërive të Turqisë në lidhje me Forcat Demokratike të Sirisë, pjesë e të cilave është edhe YPG-ja (zgjatimi i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri), kështu që në takime do të trajtohet edhe kjo çështje njofton komunikata e Departamentit amerikan të Shtetit.

Pritet që gjatë kësaj vizite Ankaraja të sjellë në rend të ditës edhe çështjen e ekstradimit të Fetullah Gylenit, kreun e organizatës terroriste FETO që jeton në ShBA.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se Sekretari Rex Tillerson është gati ti japë përgjigje Ankarasë edhe në lidhje me këtë çështje.

Një ditë pas vizitës në Ankara, Rex Tillerson do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e NATO-s.



Lajme të ngjashme