Kurtulmus: Mitingu në Zvicër e derdhi kupën, të hetohen edhe autorizuesit

Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe njëherësh zëdhënësi i Ankarasë zyrtare, Numan Kurtulmus, ftoi të martën autoritetet zvicerane që të bëjnë detyrën në lidhje me mitingun e të shtunës, organizuar nga disa grupe terroriste në Bernë...

700933
Kurtulmus: Mitingu në Zvicër e derdhi kupën, të hetohen edhe autorizuesit

Zëvendëskryeministri i Turqisë dhe njëherësh zëdhënësi i Ankarasë zyrtare, Numan Kurtulmus, ftoi të martën autoritetet zvicerane që të bëjnë detyrën në lidhje me mitingun e të shtunës, organizuar nga disa grupe terroriste në Bernë.

Numan Kurtulmus theksoi se pankarta, që shpreh urrejtje ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, hapur në mitingun e organizuar në kryeqytetin zviceran nga disa grupe ilegale, mes të cilave edhe organizatat terroriste PKK, DHKP/C e YPG; është një veprim që ka derdhur kupën dhe jashtë të gjitha normave e limiteve të mirësjelljes, druajtjes, moralit dhe demokracisë.

Si rezultat i nismave këmbëngulëse të Turqisë - rikujtoi zëdhënësi i qeverisë turke - autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim në lidhje me këtë miting.

“Prokuroria zvicerane duhet të hetojë jo vetëm pjesëmarrësit në këtë miting, por edhe organizatorët, edhe autorizuesit e tubimit në fjalë. Ky është një skandal politik. Është katërçipërisht e papranueshëm që në një vend si Zvicra të organizohet miting në favor të votës ‘Jo’ me pankarta, të cilat vendosin në shënjestër Erdoganin, një president të zgjedhur nga populli. Zvicra duhet të bëjë hapa edhe në aspektin politik”, u shpreh zv/kryeministri turk, Numan Kurtulmus.



Lajme të ngjashme