Çavusoglu reagoi ndaj sjelljes së njëanshme të Evropës

Punimet e tij në lidhje me referendumin e 16 prillit Mevlut Çavusoglu i vijoi në nënprefekturën Kemer të Antalisë.

Çavusoglu reagoi ndaj sjelljes së njëanshme të Evropës

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu reagoi për sjellje të njëanshme të vendeve evropiane në referendumin popullor që do të mbahet më 16 prill.

Punimet e tij në lidhje me referendumin e 16 prillit Mevlut Çavusoglu i vijoi në nënprefekturën Kemer të Antalisë.

Çavusoglu tha se me ndryshimet kushtetuese synohet eliminimi i dualitetit në administrim dhe se me sistemin aktual presidenti dhe kryeministri kanë kompetenca të ngjashme gjë që shkakton dualitet në administrim, ndërsa me sistemin presidencial periudha pas Presidentit Recep Tayyip Erdogan do të jetë garancë për Turqinë.

Ministri Çavusoglu shtoi se Evropa bën përpjekje intensive që këto ndryshime të mos pranohen nga ana e popullit, ndërsa shtoi se gazeta gjermane “Bild” nuk hezitoi të keqpërdorë Ataturkun për këtë qëllim.

“Ata në Gjermani, Zvicër, Holandë dhe vende tjera evropiane, të cilët punojnë për të parandaluar bërjen e ndryshimeve kushtetuese në referendum, na pengojnë ne, ndërsa i hapin krahët anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK. A thua këta thonë “Jo” për shkak se na duan shumë neve? A thotë PKK-ja “Jo” që turizmi turk të zhvillohet edhe më shumë? A thonë “Jo” tradhtarët e organizatës terroriste gyleniste FETO, të cilët bombarduan popullin me avionët e blerë me paratë e taksave të popullit, të cilët drejtuan tanket drejtë popullit, që Turqia të jetë më e fortë?”, reagoi Çavusoglu duke parashtruar këto pyetje.

Duke e bërë të ditur se lufta kundër terrorit do të vazhdoj me vendosmëri, Ministri i Jashtëm turk tha se “Sot do ti varrosim anëtarët e PKK-së. Do ti shkatërrojmë në strofkat e tyre për sa kohë që ana nuk heqin dorë nga terrori”.



Lajme të ngjashme