Çavusoglu: Media perëndimore, e padrejtë me procesin e referendumit në Turqi

“Media perëndimore, për fat të keq, nuk po i bën një pasqyrim të drejtë procesit të referendumit popullor në Turqi”, deklaroi të hënën ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, duke tërhequr vëmendjen mbi pengesat përpara referendumit të 16 prillit...

700983
Çavusoglu: Media perëndimore, e padrejtë me procesin e referendumit në Turqi

“Media perëndimore, për fat të keq, nuk po i bën një pasqyrim të drejtë procesit të referendumit popullor në Turqi”, deklaroi të hënën ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, duke tërhequr vëmendjen mbi pengesat përpara referendumit të 16 prillit për ndryshimet kushtetuese.

Shefi i diplomacisë turke theksoi në një intervistë për portalin informativ amerikan “Breitbart News” se disa organe mediatike në vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur që të ndërhyjnë në procesin e referendumit popullor dhe në politikën e Turqisë.

“Mirëpo kjo solli një efekt negativ për vetë ata. Pas tentativës së politikanëve dhe medias në disa vendeve perëndimore për t’u përfshirë dhe për të ndërhyrë në proces, vota ‘Po’ kanë shënuar rritje”, tha ai.

Në vijim, Mevlut Çavusoglu sqaroi se problemi nuk qëndron vetëm te media perëndimore.

“Disa politikanë mbajnë anë dhe unë s’mendoj se e bëjnë këtë sepse e duan fort Turqinë, sepse admirojnë myslimanët apo sepse shqetësohen për të ardhmen dhe stabilitetin e Turqisë. Ata po ndërhyjnë në politikën e brendshme turke”, komentoi ministri i Jashtëm i Turqisë.

Pasi nënvizoi se ndërhyrja në fjalë bëri kundërefekt dhe në Turqi votat në favor të ndryshimeve kushtetuese shënuan rritje, kryediplomati Çavusoglu tha se media e majtë në Amerikë dhe në Evropë është njësoj dhe s’dëshiron që të shikojë liderë të fuqishëm me pikëpamje politike të djathta.

“Dënoj fuqishëm edhe ato media amerikane, edhe ato ndërkombëtare, të cilat mbajnë anë kundër Presidentit Erdogan në referendumin popullor të 16 prillit”, përfundoi ministri turk i Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme