Nesër fillon procesi i votimit për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Nesër fillon votimi për referendumin e ndryshimit kushtetues së Turqisë në kutitë e votimit jashtë shtetit.

Nesër fillon procesi i votimit për ndryshimet kushtetuese në Turqi

Nesër fillon votimi për referendumin e ndryshimit kushtetues së Turqisë në kutitë e votimit jashtë shtetit.

Në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi, që do të mbahet më 16 prill, do të votohet edhe në 120 përfaqësi në 57 shtete të ndryshme mes datave 27 mars-9 prill.

Në vendet ku gjenden mbi 500 votues turq do të vendosen kutitë e votimit për shtetasit e Turqisë.

Procesi i votimit i cili do të zhvillohet edhe në vendet e Ballkanit, në përfaqësitë diplomatike jashtë Turqisë dhe në portat doganore do të fillojë më 27 mars, ndërsa do të përfundojë më 9 prill jashtë vendit dhe 16 prill në portat doganore.

Vendet në të cilat do të mund të votohet më gjatë janë Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Danimarka dhe Zvicra, ku do të mund të votohet për 14 ditë, prej 27 marsit deri më 9 prill.

Ndërkohë, data dhe vendi se ku do të votohet në vendet e rajonit është si më poshtë:

Maqedoni - Ambasada e Turqisë në Shkup / 8-9 prill 2017.

Shqipëri - Ambasada e Turqisë në Tiranë / 9 prill 2017.

Kosovë - Ambasada e Turqisë në Prishtinë dhe Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren / 9 prill 2017.

Kurse në Japoni, Kinë dhe Afrikën e Jugut votat mund të përdoren vetëm në datën 9 prill.

Ndërkaq procesi i votimit në pikat kufitare në Sarp, İpsala, Kapıkule, Hamzabeyli, Dilucu, Dereköy, aeroportet Şakirpaşa, Esenboğa, Antalya, Çardak, Eskişehir, Elazığ, Gaziantep, Hatay, Atatürk, Sabiha Gökçen, Adnan Menderes, Erkilet, Konya, Dalaman, Bodrum-Milas, Samsun, Trabzon, Zonguldak dhe portet në Kuşadası, Ayvalık, Derince, Mersin, Taşucu, Marmaris, Samsun do të vazhdojë deri në orën 17.00 me orën lokale të datës 16 prill.



Lajme të ngjashme