Erdoan dhe Jëlldërëm presin Ministrin e Jashtëm të Anglisë, Boris Johnson

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) pritën veç e veç në Antalja Ministrin e Jashtëm të Anglisë, Boris Johnson.

Ministri i Jashtëm Anglisë, Boris Johnson erdhi në Antalja për të marrë pjesë në Forumin Tatlidil Turko-Anglez (VI. Meeting of Tatlıdil Forum).

Johnson çeli forumin që synon forcimin e mëtejshëm dhe pasurimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përmes dialogut duke afruar shoqëritë me njëra-tjetrën.

Pas çeljes së forumit ai u prit nga ana e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Më pas ai u prit nga Kryeministri, Binali Jëlldërëm.

Jëlldërëm u takua gjithashtu edhe me Dukën e Jorkut, Princin Andrew.  

Në takimin me dyert të mbyllura për median me Andrew që gjendet në Antalja për Forumin e 6-të Tatlidil Turko-Anglez, morën pjesë edhe Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik dhe Ministri anglez i shtetit përgjegjës për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alan Duncan.

Lajme të ngjashme