Erdoan: Bashkimi Evropian nuk e honeps dot Turqinë, vend me shumicë myslimane

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Bashkimi Evropian, që e ka lënë Turqinë prej 54 vjetësh në portën e saj, mban një qëndrim dyfytyrësh.

Erdoan: Bashkimi Evropian nuk e honeps dot Turqinë, vend me shumicë myslimane

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Bashkimi Evropian, që e ka lënë Turqinë prej 54 vjetësh në portën e saj, mban një qëndrim dyfytyrësh.

Erdoan iu drejtua popullit të mbledhur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv të zhvilluar në rrethin Denizli.

Ai tha se arsyet e parashtruara nga vendet e Bashkimit Evropian për të mos anëtarësuar Turqinë nuk pasqyrojnë të vërtetën.

“Bashkimi Evropian nuk e pranon (honeps) dot Turqinë” tha Erdoan dhe shtoi: “Asnjë vend nuk është lënë të presë në këtë mënyrë por Turqia lihet të presë. Përse? Sepse në Bashkimin Evropian nuk ka asnjë vend mysliman (me shumicë myslimane). Ata nuk e pranojnë dot Turqinë. Ata na parashtrojnë pretekste dhe e dini çfarë janë këto pretekste? Na thonë ju keni një popullsi të dendur. Jeni një vend i madh. Vende me popullsi të madhe ka edhe në Bashkimin Evropian”.

Ai theksoi se popullsia e Gjermanisë është po aq sa popullsia e Turqisë dhe këto pretekste nuk janë të besueshme.

Ai theksoi se kur Evropës i përplasen në fytyrë gënjeshtrat e saj, vendet e Bashkimit Evropian bezdisen.

“Kur ne themi të vërtetat ata shqetësohen. Thonë se ne i kërcënojmë. Çfarë kërcënimi është ky? Ne vetëm i paralajmërojmë vendet e Bashkimit Evropian se çfarë pasojash do të lindin nga gabimet e tyre në lidhje me të drejtat e lirisë së njeriut” tha Erdoan.

Ai gjithashtu kritikoi edhe qëndrimin pengues të këtyre vendeve ndaj procesit të Turqisë për referendumin kushtetues së 16 prillit.

Ai reagoi ndaj ndalimit nga ana e Parlamentit Evropian të Gazetës (turke) Daily Sabah.

“Por ju sikur kishit liri të medias? Përse e ndaluat? Ju do të përgjigjeni për këtë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme