9 terroristë të PKK neutralizohen në operacionin e ushtrisë turke

Në operacionin ajror të zhvilluar nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Irakut dhe zonën rurale në Hakkari të Turqisë u asgjësuan 16 objektiva të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas përcaktimeve të para në operacione u neutralizuan 9 terroristë.

Sipas informacionit të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm, avionët luftarakë të komandës së Forcave Ajrore, zhvilluan operacione në rajonet Metina, Zap, Avaşin-Basyan, Kandil dhe Hakurk të Irakut dhe zonën rurale të Hakkarit.

Nga ana tjetër, në kërkimet fushore në zonën rurale të nënprefekturës Nazimije të rrethi Tunxheli, në 4 vendstrehime janë gjetur 2 ton nitrat amoniak që përdoret për bërjen e bombave si dhe shumë armatime.

Në operacionet e zhvilluar në qendër të Tunxhelisë u sekuestruan 4 armë automatike dhe fishekë të këtyre armëve, 550 kilogram nitrat amoniak, 500 gram eksploziv C4, 1 minë, 1 raketëhedhëse dhe municione të saj, 1 bombë dore dhe shumë mjete jetësore.  

Kurse në Pylymyr (Pülümür) u gjetën 250 kilogram nitrat amoniaku, 4 eksplozivë artizanalë dhe shumë dokumente që i përkisnin organizatës terroriste.

Lajme të ngjashme