Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Parlamenti Evropian ndalon një gazetë turke

Parlamenti Evropian, që e kritikon vend e pa vend Turqinë për lirinë e shtypit dhe shprehjes ka penguar hyrjen e gazetës turke në anglisht “Daily Sabah”.

bozdağ.jpg

Zv.kryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) ka reaguar ndaj Parlamentit Evropian (PE), i cili ka ndaluar shpërndarjen e gazetës “Daily Sabah”.

Në deklaratën që bëri në lidhje me këtë çështje gjatë vizitës së tij në Gaziantep, Kurtullmush tha: “Këto vendime të njëanshme ‘çojnë ujë në mullirin’ e neofashistëve, neonazistëve. Është e papranueshme vendosja e pengesave para një gazete që përcjell zërin e Turqisë në Evropë, në botën Perëndimore, thjesht vetëm për faktin se nuk duan ata”.

“Gazeta “Daily Sabah” është një nga gazetat tona (turke) që bën përpjekje të përhapë në anglisht në mbarë botën zhvillimet në Turqi. Ku janë liria e mendimit, liria e shprehjes? Çdo të thotë të ndalosh hyrjen e një gazete në Parlamentin Evropian”,- reagoi zv.kryeministri turk.

Kurse ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) për ndalimin e shpërndarjes së gazetës “Daily Sabah” në Parlamentin Evropian tha se kjo është shkelje e lirisë së shtypit dhe shprehjes.

Deklaratën në lidhje me këtë çështje Bekir Bozda e bëri përmes medias sociale.

“Ky vendim i padrejtë i Kryetarit të Parlamentit Evropian (PE) është masakrimi i lirisë së shtypit dhe shprehjes dhe shkatërrimi i vlerave të Bashkimit Evropian (BE)”, shkruan ministri i Drejtësisë në reagimin e tij.

Parlamenti Evropian (PE), organ që e akuzon vend e pa vend Turqinë për lirinë e shtypit dhe shprehjes, nuk ka duruar dot as lajmet dhe komentet e “Daily Sabah”, thekson Bozda.

Liria e shtypit dhe e shprehjes në Evropë vlen vetëm për ata që shpifin kundër Turqisë, dhe jo për ata që kritikojnë Evropën, u shpreh Bozda dhe shtoi: “Një vendim i tillë tregon fytyrën e shëmtuar të Parlamentit Evropian. Unë e dënoj këtë fytyrë të shëmtuar. I bëj apel Parlamentit Evropian që të respektojë lirinë e shtypit dhe të shprehjes”.



Lajme të ngjashme