Kurtulmus: Turqia nuk merr pjesë në operacionin e Rakkas nëse përfshihet PYD/PKK-ja

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus bëri deklarata të rëndësishme gjatë pjesëmarrjes së tij në panelin editorial të AAgjencisë Anadolli (AA) në Ankara.

698344
Kurtulmus: Turqia nuk merr pjesë në operacionin e Rakkas nëse përfshihet PYD/PKK-ja

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi se Turqia nuk do të marrë pjesë në operacionin e çlirimit të qytetit sirian Raka, nëse në të merr pjesë grupi PYD, dega siriane e organizatës terroriste të PKK-së. 

I ftuar në panelin editorial të Agjencisë Anadolli (AA) në Ankara, Kurtulmus deklaroi se operacioni për çlirimin e fortesës kryesore të terroristëve të DEASH-it në Siri duhet të zbatohet në bashkëpunim me forcat e moderuara siriane. 

“Turqia do ta mbështeste operacionin që do të zbatohej me opozitën e moderuar. Megjithatë, Turqia nuk mund të lejojë që në Raka të sillen terroristët e PYD/PKK-së dhe nuk do të përfshihemi në operacion të tillë”, deklaroi Kurtulmus.

Duke përmendur operacionet e suksesshme për çlirimin e qyteteve siriane Al Bab dhe Xherabulus, të cilat me mbështetje të forcave turke i zbatuan forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, Kurtulmus deklaroi se modeli i tillë i bashkëpunimit me opozitën e moderuar siriane doemos duhet të zbatohet edhe në Raka.

“Propozimi jonë është që këtë model ta zbatojmë në tërë Sirinë, ndërsa këtë e presim edhe nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare”, porositi Kurtulmus. Ai po ashtu deklaroi se është e pamundur që të flitet për vendosjen e paqes në rajon, nëse ai fillimisht nuk vendoset në Siri. “Pa paqe në rajon, nuk ka as paqe globale”, theksoi Kurtulmus.



Lajme të ngjashme