Simsek kritikon politikanët evropianë për standard të dyfishtë

Në një intervistë për gazetën ekonomike gjermane “Handelsblatt” Zv.kryeministri Mehmet Shimshek tha se politikanët evropianë nuk duhet të zbatojnë standarde të dyfishta kur është fjalë për referendumin e 16 prillit në Turqi.

697854
Simsek kritikon politikanët evropianë për standard të dyfishtë

Zv.kryeministri Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) tha se në Evropë politikanët nuk duhet të zbatojnë standarde të dyfishta ndaj fushatave zgjedhore për referendumin që do të mbahet në 16 prill për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Sipas një lajmi të rrjetit mediatik gjerman “Deutche Welle” Mehmet Shimshek në një prononcim për gazetën ekonomike të Gjermanisë “Handelsblatt” bëri këtë vlerësim: “është e pakuptueshme, e pabesueshme që ne të mos na lënë të flasim, ndërkohë që organizata terroriste dhe separatiste PKK, një organizatë e ndaluar madje edhe në vendet e Bashkimit Evropian (BE), organizon lirshëm manifestime e tubime”.

“Unë shpresoj se pas përfundimit të fushatave zgjedhore në Turqi dhe Evropë, retorikat e politikanëve do të qetësohen sërish dhe do ti rikthehen një agjende më pozitive.



Lajme të ngjashme