Indeksi i besimit të konsumatorit turk rritet me 3,2 për qind në mars 2017

Treguesi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 3,2 për qind brenda një muaji, njoftoi të enjten Instituti i Statistikave të Turqisë...

Indeksi i besimit të konsumatorit turk rritet me 3,2 për qind në mars 2017

Treguesi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 3,2 për qind brenda një muaji.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të enjten indeksin e besimit të konsumatorit për marsin 2017.

Përllogaritur në bazë të sondazheve të përbashkëta të TUIK-ut dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, indeksi i besimit të konsumatorit ka shënuar një rritje me 3,2 për qind gjatë marsit për të arritur në 67,8 pikë përqindje, nga 65,5 që ishte në muajin shkurt.

Rritje me 2,1 për qind në të njëjtën periudhë ka regjistruar edhe indeksi për gjendjen financiare familjare, i cili ka shkuar në 87,8 pikë përqindje. Kjo rritje ka ardhur nga rritja e numrit të qytetarëve, që besojnë se situata financiare familjare do të jetë më e mirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ndërsa pritja në lidhje me gjendje e përgjithshme ekonomike të vendit është rritur me 5,8 për qind duke shkuar në 93,2 pikë përqindje, nga 88 që ishte në muajin shkurt. Kjo rritje tregon që konsumatorët turq mendojnë se gjendja ekonomike e vendit do të jetë më e mirë në 12 muajt e ardhshëm.



Lajme të ngjashme