I ngarkuari me punë në ambasadën ruse thërritet në Ministrinë e Jashtme turke

Të ngarkuarit me punë i është bërë e ditur shqetësimi i Turqisë për rënien dëshmorë të ushtarit turk si rezultat i zjarrit të hapur nga zona e kontrolluar nga PYD/PKK në Siri.

I ngarkuari me punë në ambasadën ruse thërritet në Ministrinë e Jashtme turke

I ngarkuari me punë në ambasadën e Rusisë në Ankara u thërrit në Ministrinë e Jashtme turke.

Pas rënies dëshmor të një ushtari turk si pasojë e zjarrit të hapur nga zona e kontrolluar nga organizata terroriste PYD/PKK në Siri, Ministria e Jashtme deklaroi se kanë thërritur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Huseyin Muftuoglu, bëri të ditur se të ngarkuarit me punë i është bërë e ditur shqetësimi i Turqisë, ndërsa i është tërhequr vëmendja që në qoftë se vjen deri tek përsëritja e sulmeve të tilla, Turqia do të kundërpërgjigjet shumëfish.

Myftuoglu gjithashtu tha se “Nga Rusia presim për të hedhur hapa konkrete për mbylljen e zyrës së PYD-së”.

Rikujtojmë se dje në nënprefekturën Reyhanli të Hatayit ka rënë dëshmorë një ushtarë gjatë detyrës së rojës në Komandën Kufitare “Bukulmez” si pasojë e zjarrit të hapur me snajper nga zona e kontrolluar nga PYD/PKK në anën siriane.



Lajme të ngjashme