Austri – Sulm arrogant dhe ilegal ndaj Ambasadës së Turqisë në Vjenë

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar Ambasadën e Turqisë në kryeqytetin Vjenë të Austrisë duke varur nga çatia e ndërtesës një pankartë, e cila shënjestron Presidentin Recep Tayyip Erdogan...

697657
Austri – Sulm arrogant dhe ilegal ndaj Ambasadës së Turqisë në Vjenë

Në Evropë, ku racizmi po përhapet me shpejtësi të madhe, është ndërmarrë një tjetër nismë arrogante dhe ilegale përpara referendumit popullor të 16 prillit për ndryshime kushtetuese në Turqi, ku përfshihet edhe kalimi në sistemin qeverisës presidencial.

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar Ambasadën e Turqisë në kryeqytetin Vjenë të Austrisë duke varur nga çatia e ndërtesës një pankartë, e cila shënjestron Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Dy autorët e këtij akti sa të paligjshëm dhe arrogant janë arratisur menjëherë nga vendngjarja.

Burimet diplomatike turke tërheqin vëmendjen se personat në fjalë e kanë planifikuar më parë këtë akt dhe se një gazetar në trotuarin përpara godinës së Ambasadës turke në Vjenë ka pritur në gatishmëri për të filmuar/fotografuar pankartën e varur gjatë sulmit.

Stafi i Ambasadës turke në Vjenë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake për kapjen e autorëve të këtij sulmi arrogant dhe ilegal.

Në reagimin e tij të parë lidhur me këtë ngjarje të shëmtuar, ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se racizmi në disa vende të Evropës është bërë fuqi përcaktuese në politikë.

I pyetur në lidhje me çështjen në fjalë nga gazetarët në qytetin Yozgat, ku po qëndron për një sërë kontaktesh, Bekir Bozdag theksoi se diskriminimi, racizmi, ksenofobia, islamofobia dhe turkofobia po përhapen si një sëmundje epidemike me përmasa tepër serioze në Austri dhe në disa vende të tjera evropiane.

Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftuoglu, bëri me dije se autorësinë e këtij akti të shëmtuar e ka marrë përsipër një grup i ekstremit të djathtë.

“Për fat të keq, ky akt ndaj Ambasadës sonë tregon një dobësi serioze të sigurisë dhe inteligjencës. Akti në fjalë është një rezultat i pashmangshëm i retorizmit provokues të qeverisë së Austrisë, e cila papërgjegjshmërish vendos në shënjestër Turqinë”, u shpreh zëdhënësi Muftuoglu.



Lajme të ngjashme