MPJ turke: Deklarata e shefit të BND-së demaskon tolerancën gjermane ndaj FETO-s

“Deklarata e personit në fjalë (Bruno Kahl) demaskon mendësinë, e cila qëndron pas qasjes tolerante dhe mbrojtëse të Gjermanisë karshi FETO-s”, thekson Ministria turke e Punëve të Jashtme përmes një komunikate...

MPJ turke: Deklarata e shefit të BND-së demaskon tolerancën gjermane ndaj FETO-s

I ngarkuari me punë në Ambasadën gjermane në Ankara është thirrur në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme për shkak të deklaratës së presidentit të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), Bruno Kahl, se “autoritetet turke nuk kanë arritur ta bindin që tentativa për grusht shteti e 15 korrikut (2016) është orkestruar nga FETO”.

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të ngarkuarit me punë në Ambasadën gjermane në Ankara i është përcjellë reagimi i Turqisë në lidhje me deklaratën e shefit të BND-së.

“Të gjitha provat janë të qarta, përfshi këtu pohimet e puçistëve për lidhjet e tyre me organizatën terroriste guleniste (FETO), regjistrimet e komunikimeve mes tyre përpara dhe gjatë natës së tentativës për grusht shteti, si dhe civilët e lidhur me FETO-n, të cilët u kapën në bazën ushtarake ajrore Akinci (Ankara)”, thuhet në deklaratën e MPJ turke.

Në vijim të komunikatës në fjalë theksohet gjithashtu se në Gjermani strehohen ende qindra pjesëtarë të FETO-s, me në krye shumë prokurorë, gjykatës dhe policë, që kanë viktimizuar mijëra njerëz të pafajshëm me përgjime ilegale dhe dokumente të falsifikuara duke nëpërkëmbur parimet themelore të ligjit në shërbim të qëllimeve dhe interesave të organizatës terroriste guleniste.

“Deklarata e personit në fjalë (Bruno Kahl) demaskon mendësinë, e cila qëndron pas qasjes tolerante dhe mbrojtëse të Gjermanisë karshi FETO-s”, përfundon komunikata e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme