Kriteret e vlerësimeve të aplikimeve për bursat turke

Njihuni me kriteret e vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikimeve për të fituar bursë studimi në Turqi.

Kriteret e vlerësimeve të aplikimeve për bursat turke

Në shkrimet e kaluara ju thamë se ju mund të përfitoni nga bursa të ndryshme studimi për të ndjekur arsimin e lartë në universitetet e Turqisë. Kurse artikullin e sotëm ia kemi kushtuar kritereve të vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikimeve për këto bursa studimi. Në qoftë se jeni qytetar i një shteti të huaj që keni dëshirë të studioni në Turqi, një informacion më të zgjeruar mbi programet e bursave që mund të përfitoni ju mund të merrni përmes faqes së internetit https://www.turkiyeburslari.gov.tr/turkiye-burslari/burs-programlari/ e cila ofron shërbime në gjuhët turqisht dhe anglisht.     

Aplikimet që bëhen për bursat e Turqisë vlerësohen në dy faza. Në fillim shqyrtohet suksesi akademik i kandidatëve që kanë aplikuar për bursë. Pastaj realizohet intervista. Bursat e Turqisëështë një program që ofron bursa studimi duke marrë për bazë suksesin akademik të të interesuarit. Para së gjithash vlerësohen rezultatet (diploma) që nxënësi kandidat ka marrë në vendin e tij gjatë të gjithë arsimit të mesëm (gjimnaz/shkollë e mesme). Pra shikohet mesatarja e përgjithshme e të gjitha notave që ka marrë nxënësi, deri tek nota e fundit. Vlerësohen gjithashtu Notat e Provimit të Maturës Shtetërore. Nëse ka, shikohen nota e provimeve të maturës (provimet e pjekurisë) dhe së fundmi merret në konsideratë nota e provimit ndërkombëtar (nëse ka). Kriteret e suksesit për dokumentet e përmendura më lartë janë përcaktuar në këtë mënyrë: 70% për të fituar bursë për studimet universitare të nivelit të parë (4 vjet, Bachelor), 75% për studimet pas-universitare (master dhe doktoraturë) dhe 90% për mjekësi.         

Kandidatët e suksesshëm, pra ata që e kanë paraqitur të plotë dokumentacionin dhe që janë vlerësuar si të përshtatshëm për të marrë bursë, thërriten në intervistë. Informacioni në lidhje me intervistën kandidatëve u dërgohet në postat e tyre elektronike (e-mail) përmes sistemit online të aplikimit. Intervistat realizohen ballë për ballë në vendet ku ata jetojnë, kurse në vendet ku nuk ka përfaqësi të Republikës së Turqisë, intervista realizohet duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik.    

Në shkrimin e radhës do t’ju informojmë mbi mundësitë e akomodimit të studentëve të huaj që duan të ndjekin studimet e larta në Turqi.



Lajme të ngjashme