Erdogan: Turqia nuk është një vend me dinjitetin e së cilës mund të luhet

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në takimin e tij me anëtarët e Shoqatës së Transmetuesve të Anadollit të mbajtur në Kompleksin Presidencial.

Erdogan: Turqia nuk është një vend me dinjitetin e së cilës mund të luhet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi vendet e Evropës duke thënë se Turqia nuk është një vend me dinjitetin e së cilës mund të luhet.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në takimin e tij me anëtarët e Shoqatës së Transmetuesve të Anadollit të mbajtur në Kompleksin Presidencial.

Në reagimin e tij ndaj mbështetjes që Kancelarja gjermane Angela Merkel tregoi për qëndrimin fashist të Hollandës që ndaloi takimin e ministrave me qytetarët turq, Presidenti Erdogan tha: “Ju mbyllni portat për Presidentin dhe për ministrat e Turqisë, nuk jepni leje të fluturimit, nuk lejoni mbajtjen e fjalimit atyre që kanë ardhur. Ndërkaq Holandës, e cila pengoi qytetarët e mi me kuaj dhe qenë, që ndaloi ministren time në makinë, i thoni se ‘Mbështesim Holandën’. Mirë pra, ju jeni pranë Holandës, ndërsa unë jam pranë popullit dhe Zotit tim”.

Duke e bërë të ditur se Turqia nuk është një vend që mund të shtypet, me dinjitetin e së cilës mund të luhet, ministrat e së cilës mund të kthehen nga porta dhe qytetarët e së cilës mund të zvarriten nëpër tokë, Presidenti Erdogan tha: “Këto që u jetuan monitorohen nga afër në mbarë botën. Në qoftë se ju vazhdoni të silleni kështu, atëherë nesër asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk do të mund të hedh ndonjë hap në rrugë i sigurt. Në qoftë se e hapni këtë rrugë të rrezikshme më të dëmtuar do të jeni ju”.

“Turqia i bën thirrje vendeve evropiane për të respektuar demokracinë, të drejtat e njeriut, liritë”, theksoi Erdogan, ndërsa shtoi se posaçërisht vendet evropiane kanë nevojë për këto vlera po aq sa edhe Turqia.

Ai gjithashtu tha se nuk do të lejojnë aktivitete e atyre që punojnë për shërbime të huaja sekrete nën petkun e pjesëtarëve të medias.



Lajme të ngjashme