Çavushollu zhvillon takime të rëndësishme në Uashington

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua në Uashington me Ministrin amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions.

Çavushollu zhvillon takime të rëndësishme në Uashington

Ministri Çavusholli i theksoi bashkëbiseduesit kërkesën e Turqisë për ndalimin e përkohshëm të kreut të Organizatës Terroriste Gyleniste, Fethullah Gylen i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai nënvizoi edhe një herë rëndësinë që i jep Ankaraja kësaj çështjeje dhe nëpërmjet tij Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përcoll dosja që përmban prova të reja në lidhje me FETO-n.

Më pas Çavushollu mori pjesë në panelin e organizuar në Klubin e Medias Kombëtare nga ana e Turkish Heritage Organization (THO) me titull “Partneriteti Strategjik Turqi-SHBA: Panorama e të Ardhmes”.

Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Çavushollu u shpreh se besojnë që udhëheqja e re amerikane do të mbajë një qëndrim më pajtues në lidhje me “ekstradimin e kreut të FETO-s, Gylen” dhe “çështjen e mbështetjes së PYD-së që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, çështje kjo që bën hije në marrëdhëniet turko-amerikane dhe pret zgjidhje”.

Në takimin e zhvilluar brenda ditës me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Gjeneralin H.R. McMaster, Mevlyt Çavushollu tha se solli në rend të ditës “çështjen e mbështetjes së PYD-së nga Amerika” dhe i shpjegoi se “nuk mund të konsiderohet legjitime një organizatë tjetër terroriste vetëm pse lufton me DAESH-in”.

“Sigurisht që jemi të vendosur të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe besojmë se do të mund të gjallërojmë përsëri bashkëpunimin në marrëdhëniet turko-amerikane” tha Çavushollu duke përmendur edhe shumë çështje të tjera aktuale në rajon dhe më gjerë si emigrimin e çrregullt që kërcënon botën, pasigurinë e ushqimit, ksenofobinë, islamofobinë, antisemitizmin, racizmin dhe  radikalizmin.



Lajme të ngjashme