Akdogan: Pretendime se Erdogan do të ketë autorizime të mëdha nuk e pasqyrojnë të vërtetën

Yalçin Akdogan ishte mysafir në emisionin “Turqia në ndryshim” e  Radiotelevizionit të Turqisë (TRT).

Akdogan: Pretendime se Erdogan do të ketë autorizime të mëdha nuk e pasqyrojnë të vërtetën

Deputeti i Ankarasë i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Yalçin Akdogan deklaroi se pretendimet se ndryshimet kushtetuese do ti japin autorizim të madh Presidentit Recep Tayyip Erdogan nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

Yalçin Akdogan ishte mysafir në emisionin “Turqia në ndryshim” e  Radiotelevizionit të Turqisë (TRT).

Akdogan gjatë emisionit bëri promovimin e librit “Udhëheqja politike dhe Erdogan” si dhe preku edhe në debatet në lidhje me referendumin.

Duke e bërë të ditur se është e nevojshme të hiqet plotësisht sistemi tutelë, Yalçin Akdogan tha: “Pas grusht shtetit në vitin 1960 u vendos një sistem tutelë dhe rregullimet e balancimit të bëra njëherë në 10 vite bënë që demokracia të mbetet e pakompletuar. Kjo lojë u prish pas tentativës së përgjakshme të grusht shtetit të ndërmarrë më 15 korrik, por rreziku dhe vështirësitë vazhdojnë. Këtu duhet të bëhet rishqyrtimi i sistemit dhe të hiqet plotësisht ky sistem tutelë”.

Akdogan gjithashtu theksoi se pretendimet që me ndryshime kushtetuese Erdogan do të ketë fuqi të madhe nuk e pasqyrojnë të vërtetën, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ju nuk mund ta bëni lider një person dhe nuk mund ti jepni fuqi atij duke i miratuar dy reshta. Prandaj edhe Erdogan-i nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Deri më sot edhe presidentët të tjerë kishin kompetenca të njëjta, por asnjëri nuk bëri një veprim për të zmbrapsur tentativën për grusht shtet dhe nuk e nxori popullin para tankeve”.



Lajme të ngjashme