Erdogan publikoi mesazhin e urimit me rastin e Festës së Nevruzit

“Duhet ti dalim për zot frymës së ringjalljes që simbolizon festa e Nevruzit”, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

Erdogan publikoi mesazhin e urimit me rastin e Festës së Nevruzit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke e bërë të ditur se bota jeton ditë të dhimbshme tha se “Duhet ti dalim për zot frymës së ringjalljes që simbolizon festa e Nevruzit”.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh urimi me rastin e 21 Marsit, Festës së Nevruzit.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan rikujton se Nevruzi është një ditë e vëllazërisë dhe miqësisë, ndërsa uroi të sjell stabilitet dhe prosperitet për paqen e rajonit dhe botës.

Erdoan në mesazhin e tij tërhoqi vëmendjen se bota ka jetuar ditë të hidhura për shkak të shkeljeve të vlerave si demokracia, të drejtat, liritë, toleranca, të tradhtuara nga ata të cilët i sistemuan ato.

“Luftën tonë kundër atyre, të cilët përpiqen për të mbytur pellgun e qytetërimit dhe kulturës tonë do ta kryejmë me forcën e marr nga historia dhe tradita e jonë”, shkroi Erdoan.

Erdoan gjithashtu tha se zjarri i Nevruzit, i cili do të jetë një simbol i së ardhmes së shenjtë për të gjithë popujt e shtypur dhe viktimizuar të botës, do të ndizet në Anadoll.



Lajme të ngjashme