MPJ e Turqisë: Tubimi i përkrahësve të PKK-së në Frankfurt tregon qëndrimin e Gjermanisë

Lejen për tubimin e përkrahësve të organizatës terroriste PKK në Frankfurt të Gjermanisë, Turqia e cilësoi si një “qëndrim jo të sinqertë” dhe “standard të dyfishtë”.

MPJ e Turqisë: Tubimi i përkrahësve të PKK-së në Frankfurt tregon qëndrimin e Gjermanisë

Lejen për tubimin e përkrahësve të organizatës terroriste PKK në Frankfurt të Gjermanisë, Turqia e cilësoi si një “qëndrim jo të sinqertë” dhe “standard të dyfishtë”.

Ministria e Jashtme e Turqisë në lidhje me mitingun e përkrahësve të organizatës terroriste PKK në Frankfurt të Gjermanisë e vlerësoi duke shkruar se “Lejimi i mitingut të organizatës terroriste duke u hedhur slogane për referendumin që do të zhvillohet në vendin tonë ndërkohë që është nxjerrë çdo lloj pengese që deputetët tanë të mos takohen me komunitetin turk, është shembulli më i keq i standardit të dyfishtë”.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ministria u theksua se lejimi nga ana e autoriteteve gjermane të tubimit të organizatës terroriste PKK me simbolet e kësaj organizate dhe fotografitë e terroristëve në duar është një skandal ekzemplar.

“Heshtja e Gjermanisë ndaj aktiviteteve të organizatës terroriste të shpallur si e tillë edhe nga vetë Gjermania dhe shpërfillja ndaj simboleve dhe paçavureve të kësaj organizate, ngjall diskutime serioze në lidhje me luftën kundër terrorit. Nga ana tjetër ,lejimi i mitingut të organizatës terroriste duke u hedhur slogane për referendumin që do të zhvillohet në vendin tonë ndërkohë që është nxjerrë çdo lloj pengese që deputetët tanë të mos takohen me komunitetin turk, është shembulli më i keq i standardit të dyfishtë. Ne dënojmë këtë qëndrim jo të sinqertë. Reagimi ynë i është përcjellë edhe ambasadorit të Gjermanisë në Ankara” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme