Tufenkçi: Rritje e fuqishme e eksporteve turke në mars, pritet rekord

Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkçi, theksoi se do të ketë një rritje të fuqishme kur të publikohen të dhënat e eksporteve të marsit 2017 dhe ndoshta do të shënohet rekordi i muajve të fundit...

Tufenkçi: Rritje e fuqishme e eksporteve turke në mars, pritet rekord

Turqia pritet të thyejë rekord në eksportet e muajit mars.

Ministri turk i Doganave dhe Tregtisë, Bulent Tufenkçi, theksoi se do të ketë një rritje të fuqishme kur të publikohen të dhënat e eksporteve të marsit 2017 dhe ndoshta do të shënohet rekordi i muajve të fundit.

Bulent Tufenkçi foli për eksportet turke gjatë një daljeje publike nga qytetit Kahramanmaras, ku realizoi një sërë kontaktesh.

Ai tha se muajve të fundit është regjistruar një rritje e dukshme në punësim dhe kjo ka nisur të reflektohet pozitivisht edhe në eksporte.

“Falë stimujve dhe masave të qeverisë sonë, mund të them që tani se ekonomia do të demonstrojë një performancë më të mirë se ç’është parashikuar drejt fundit të vitit”, theksoi Tufenkçi.

Pasi njoftoi se raportet e punësimit dhe eksporteve kanë filluar të vijnë dhe, sipas tyre, vërehen rritje të mëdha në këta sektorë, ministri turk i Doganave dhe Tregtisë siguroi se stimujt e qeverisë në lidhje me këto dy çështje të rëndësishme do të vazhdojnë.



Lajme të ngjashme