Stambolli anulon protokollin e "Binjakëzimit" me Rotterdam-in

Kuvendi i Bashkisë së Metropolit të Stambollit anuloi në mënyrë unanime protokollin e “Binjakëzimit” me qytetin Rotterdam të Holandës.

Stambolli anulon protokollin e "Binjakëzimit" me Rotterdam-in

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e tij të mbajtur në qytetin Afjonkarahisar (Afyonkarahisar) deklaroi se ka urdhëruar anulimin e protokollit të binjakëzimit me qytetin Rotterdam, ndërsa shtoi se “Kryetari i Bashkisë së Rotterdam-it qenka binjakëzuar me Stambollin. Mbrëmë i thash Kryeministrit që ti thotë menjëherë kryetarit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit ta anuloj në mënyrë të njëanshme këtë protokoll. Sepse nuk është e mundur që ne të jemi të binjakëzuar me njerëz të tillë”.

Në anën tjetër anëtarët e Partisë AK e kanë shkrirë grupin parlamentarë të miqësisë Turiqi-Holandë.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë AK, Mustafa Elitash (Mustafa Elitaş) deklaroi se “Anëtarët e Partisë AK kanë shkrirë grupin parlamentar të miqësisë Turqi-Holandë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë grup deri sa Holanda të kërkoj falje”.



Lajme të ngjashme