Senatori rus i jep të drejtë Erdoanit

Anëtari i Komisionit të Jashtëm të Këshillit të Federatës së Rusisë, Oleg Morozov tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka të drejtë kur e kritikon Evropën.

Senatori rus i jep të drejtë Erdoanit

Anulimin nga Holanda dhe Gjermania të tubimeve të ministrave turq dhe tensionin diplomatik që u përjetua më pas në marrëdhëniet e këtyre vendeve me Turqinë, Morozov i vlerësoi për një televizion rus.

“Po të shikojmë ngjarjet në fjalë, kemi të bëjmë me një panoramë që i dallon të dyja vendet nga njëri-tjetri: nga njëra kemi ‘vlerat e përbashkëta, normat dhe demokracinë’ e Evropës dhe nga ana tjetër kemi veçorinë e të qënurit një shtet kombëtar. Holanda thotë që “sipas interesave tona kombëtare ministrat turq nuk mund të bëjnë tubime këtu nuk mund të marrin pjesë në mitingjet që mbahen këtu (në Holandë). Ata bënë përzgjedhjen e tyre ndërmjet këtyre dy parimeve. Ata morën një vendim të tillë: “Ashtu si në Gjermani, turqit nuk mund të bëjnë tubime as këtu (në Holandë). Pasi interesat tona kombëtare qëndrojnë mbi çdo gjë. Kjo pra është panorama e Evropës së sotme”, tha senatori rus Oleg Morozov, ndërsa shtoi se Presidenti Erdoan ka të drejtë në kritikat e tij drejtuar Evropës.

“Çfarë thotë Erdoani? ‘Ej Evropë merreni tashmë një vendim, ku janë vlerat tuaja të përbashkëta?’, Erdoani ka të drejtë pasi, demokracia ose ekziston, ose nuk ekziston”, - tha Morozov.



Lajme të ngjashme