Çavushollu për zgjedhjet në Holandë: Socialdemokratët dhe Wilders fashisti janë njësoj

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) paralajmëroi Evropën kundër një lufte të mundshme besimi.

Çavushollu për zgjedhjet në Holandë: Socialdemokratët dhe Wilders fashisti janë njësoj

Çavushollu i vlerësoi zgjedhjet në Holandë me fjalët: “Ndërmjet social demokratëve dhe Wilders fashistit nuk ka asnjë ndryshim, të gjithë janë e njëjta mendje”.

Ministri Çavushollu i ndodhur për takime në Antalja duke bërë të ditur se rezultatet e dy partive kryesuese në Holandë janë shumë të afërta theksoi se edhe mendimet e tyre nuk janë të ndryshme.

“Ndërmjet social demokratëve dhe Wilders fashistit nuk ka asnjë ndryshim, të gjithë janë e njëjta mendje. Ku po e çoni Evropën? Ju keni filluar ta shembni Evropën. Së shpejti në Evropë fillojnë luftërat e fesë dhe do të fillojnë. Gjendja është në këtë drejtim. Hapni historinë e Evropës dhe vëreni përpara atyre. Nëse kanë një gram turp evropianët nuk mund të shikojnë në fytyrë njëri tjetrin. Vetëm pse janë nga besime të ndryshme për 100 vjet kanë vrarë e prerë njëri tjetrin. Nga kjo u nxorën mësime dhe u themelua Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës. Tani të gjitha këto kanë filluar të zhduken. Evropa po kthehet tek e shkuara” tha Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu.   



Lajme të ngjashme