Turqia i dha dy nota diplomatike Holandës

I ngarkuari me punë në ambasadën e Holandës në Turqi, sot në mëngjes u thërrit për të tretën herë në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Turqia i dha dy nota diplomatike Holandës
Në konsullatën holandeze ngrihet flamuri turk
Në konsullatën holandeze ngrihet flamuri turk

Nga një person i paidentifikuar ende në Konsullatën e Përgjithshme të Holandës në Stamboll është ngritur në shtizë flamuri turk.

Turqia i dha dy nota të ndara Holandës për pengesë të ministrave turq dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve turq, të cilët përdorën të drejtën e tyre për mbledhje paqësore.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Holandës në Turqi, sot në mëngjes u thërrit për të tretën herë në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Në notën e parë që i është dorëzuar të ngarkuarit me punë nga ambasada e Holandës bëhet e ditur se situata ndaj të cilës ishte ekspozuar Ministrja Fatma Betul Sayan Kaya dhe delegacioni që e shoqëronte në Holandë është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe paraqet shkeljen e Marrëveshjes së Vijenës.

Në këtë notë gjithashtu u tha se mbahet e drejta për dëmshpërblim, ndërsa kërkohet hetimi i shkeljeve në fjalë të bëra ndaj ministrave dhe qytetarëve turq dhe që kryesit e këtyre shkeljeve të ndëshkohen në mënyrë gjyqësore, administrative dhe penale, ndërsa Ministria e Jashtme turke të njoftohet për rezultate.

Ndërkaq nota e dytë është dorëzuar në lidhje me ndërhyrjen e ashpër të policisë holandeze ndaj qytetarëve turq të mbledhur para kryekonsullatës turke në Rotterdam. Në notë thuhet se ndërhyrja e policisë ndaj manifestuesve që protestonin në mënyrë paqësore ka qenë joproporionale.

Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk kishte lejuar uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ndërsa nuk kishte lejuar hyrjen e Ministres së Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya në kryekonsullatën turke në Rotterdam.



Lajme të ngjashme